KreuKuzhine

Dreka për sot? Si thoni për pulë me ullinj e speca?

Perbersit:

500 gr mish gjoks pule

2 speca te kuq

50 gr ullinj jeshil

2 thelpinj hudhre

1 lugë kaparinë

½ lugë Rigon

75 gr miell

20 gr gjalpë

2 lugë lëng limoni

majdanoz degëz

kripë

Biber i zi.

Pergatitja:

Ngrohni 3 lugë vaj në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, fërgoni specat dhe hudhrën për 5 minuta.

Shtoni kaparinën, ullinjtë, rigonin, kripë, biber të zi. Vendosni kapakun dhe lëreni në zjarr për 10 minuta ose derisa specat të zbuten.

Ndërkohë, kalojini filetat e pulës në miell, vishni mirë, skuqn, në një tenxhere të madhe me vajin e mbetur dhe gjalpë, në zjarr mesatar për 3 minuta. Filetat ktheni në anën tjetër për 3 minuta të tjerë, hidhni kripë, biber të zi dhe spërkateni me lëngun e limonit.

Vazhdojeni gatimin për 2 minuta të tjerë ose derisa pula të jetë bërë mirë. Vendosni specat në një pjate dhe u vini përsipër filetat e pulës, shoqëroni me majdanoz dhe shërbeni të ngrohtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF