KreuCelebrity

Ju pëlqen makeup-i i Kate? Ja se si ta realizoni atë në shtëpi

Kate Middelton mund të jetë një Dukeshë, por në sytë tanë ajo është mbretëresha e bukurisë dhe stilit. Ajo është shquar gjithmonë për flokët e saj të shkëlqyer dhe thuhet se Kate ka filluar t’i japë këshilla edhe kunatës së saj, Meghan. Kur vjen fjala tek makeup-i i Kate, ajo ka një qasje klasike dhe shumë elegante. Prandaj po ju tregojmë se si ta kopjoni makeup-in e saj në shtëpi.

Kate përdor shumë pak makeup dhe nuk mban një pudër të rëndë. Ajo përdor gati gjithmonë një rouge rozë, duke i dhënë ftyrës së saj një pamje më të ëmbël. Kate përdor shumë rrallë bronzer dhe kur e bën, ajo e kursen atë për turnet jashtë vendit. Vetullat e saj janë gjithmonë shumë mirë të konturuara, por asnjëherë të mbingarkuara. Nëse keni një vetull të mirë, atëhere ruani formën dhe ngjyrën e saj natyrale.

Ndërsa sa i përket makeup-it të syve, këtu tualeti është pak më i rëndë le të themi. Hileja e  saj për një smoky eye klasik? Peneli! Ajo e përdor atë për të ndryshuar itensitetin e makeup-it. Një bazë ngjyrë kafe është përdorur në gjithë qepallën e saj, madje edhe në drejtim të këndëve të brendshme të syve të saj. e më pas është aplikuar një penel, duke krijuar efektin e smoky eye. Ajo e përfundon tualetin e saj për sytë me pak rimel, duke mos e ekzagjeruar si gjithmonë.

E sa i përket buzëve të saj, në çdo dalje të Kate ato janë mëse të hidratuara, me sa duket ajo kujdeset mirë për to. Dukesha përdor gjithmonë një ngjyrë të lehtë neutrale buzëkuqi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF