KreuFashion

Makeup-i, tendencat për sezonin pranverë/verë 2018!

Në sezonin pranverë/verë, 2018 protagonisti absolut do të jenë ngjyrat. Jo vetëm në veshje, por edhe sa i përket makeup-it. Të gjitha ngjyrat e ylberit do të kenë një përdorim të madh në të gjitha tonalitetet e tyre. Nuk do të ketë mungesë as të ngjyrave të tilla si blu elektrike apo e verdhë neoni, për t’u shndërruar në një grua të guximshme çdo ditë.

Makeup-i për sytë: sikurse edhe tani, smokey eyes do të jenë një ndër tendencat kryesore, si për ditën ashtu edhe për mbrëmjen. Tonalitete më të përdorura do të jenë hije të ngjyrës kafe dhe asaj gri të errët. Teknikat shkojnë nga ato më të butat deri tek më intensivet.

Buzët: ato do të jen ënjë ndër protagonistët më të mëdhej të verës së këtij viti. Ngjyrat e buzëkuqet do të jenë të errta, një gojë e konturuar mirë për buzë që nuk duhet të jenë kurrë në sfond. Jeni kuriozë të zbuloni trendet e kësaj vere? Epo hidhni një sy fotove.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF