Maskën e fytyrës që bën Bella Hadid, mund ta bëni vetë në shtëpi 0 178

Rrudhat janë modifikime te lëkurës, sipërfaqja e se cilës pëson dëmtime strukturale te fibrave te kolagjenit dhe elastinës. Ato janë të pashmangshme, por gjithesi mund të luftohen dhe të shtyhen në kohë. Për këtë ne po ju sjellim një maskë që mund ta bëni lehtësisht në shtëpi.

Çfarë ju duhet:

– 1/2 Avokado

– 1 lugë gjelle mjaltë

– Një grusht miell tërshërë

Si përgatitet:

Tingëllon si një mëngjes shumë i shijshëm që e shohim shumë shpesh në fotot e Instagrami, por këto përbërës janë edhe shumë të dobishëm për fytyrën tuaj. Mjalti e bën fytyrën të shkëlqyeshme, të yndyrshëm në masën e duhur. Po kjo nuk është e vetmja. Ai ka veti çudibërëse pasi ndihmon edhe në rigjenerimin e indeve. Mielli i tërshërës e ushqen lëkurën, e ndërsa avokadoja e bën lëkurën e butë. Nëse nuk keni avocado. Nëse nuk keni në shtëpi avocado, zëvendësojeni me 3 lugë qumësht.

Lëreni maskën për 15 minuta në fytyrë dhe më pas shpëlajeni si normalisht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *