Të gjitha prezantueset e motit në Shqipëri ndër vite, disa prej tyre i kishim harruar 0 2249

Nga B.K/ BORDO
Secilit prej nesh i intereson se si do të jetë moti nesër, ose në ditët në vazhdim, por në Shqipëri ka një arsye më shumë për ta ndjekur.



Duket se është kthyer në një “ligj” të pashkruar të mediave, që parashikimi i motit do të vij tek publiku nëpërmjet imazhit të një vajze bukuroshe, herë pas herë edhe seksi, ku nuk mungojnë fustanet e shkurtra, të ngushta që nxjerrin në pah linjat trupore.

Ai gjithashtu ka shërbyer edhe si një trampolinë, që i ka “hedhur’ lart vajzat në botën e TV. Nëse do të ktheheshim pas në kohë, disa prej bukurosheve, që daljen e tyre të parë në ekran e kanë pasur në parashikimin e motit, sot janë moderatore në emisione shumë të rëndësishme.

Më poshtë do të gjeni një listë të të gjitha prezantuesve të motit në Shqipëri (shpresojmë të mos kemi harruar ndonjërën)

Luana Vjollca

Ishte ende shumë e re, kur Luana nisi në ekranin e Top Channel të prezantonte motin. Bukuroshja, ishte një ndër arsyet kryesore përse shumë persona prisnin me padurim të mbyllej edicioni qendror i lajmeve në Top Channel për të parë në Luanën. Sot ajo është prezantuese e  disa prej emisioneve shumë të rëndësishme, po në Top Channel, por përsëri ajo shpesh identifikohet si ‘vajza e motit’.

Bora Zemani

Në fillim e kemi parë në ekranin e ‘Albania Screen’ teksa prezantonte një emision për fëmijë ‘Go Izzy’, por më pas Bora Zemanin e pamë edhe si prezantuese e motit. Sot ajo, është një ndër moderatoret sportive më të rëndësishme në Digitalb ku drejton emisionin ‘Bar Skedina’.

Floriana Garo

Mes TV që kishin një prezantuese moti, iu bashkua edhe ABC News. Floriana Garo, dikur miss Shqipëria ka prezantuar motit për disa vite me radhë, e ndërsa më vonë ajo solli në ekranin e TV Klan një emision ku ishte moderatore dhe autore njëkohësisht. Sot ajo është shkëputur paksa nga ekrani, pasi është zhvendosur në Zvicër së bashku me bashkëshortin e saj, me të cilin pret edhe një fëmijë.

Brikena Prifti

Pas largimit të Florjana Garos nga ABC, vendin e saj e zuri Brikena Prifti. Bukuroshja prezantoi motin për një kohë të shkurtër, e ndërsa tashmë e shohim në ekranin e ‘Fax News’ si spikere lajmesh.

Orjela Sulejmani

ABC ka ndërruar jo pak, prezantuese të motit. Nga ekrani i SCAN TV si spikere lajmesh, Orjela Sulejmani u zhvendos në ekranin e ABC si prezantuese e motit.

Fjoralba Dizdari

Prezantuesja më e fundit e motit në ABC, Fjoralba Dizdari, vajza nga Tirana që përfaqësoi Shqipërinë në Miss Univers 2013 që u zhvillua në Moskë, pasi kishte fituar çmimin Miss Universe Albania. Prej pak kohësh ajo është zhvendosur në ABC.

Nigla Peçi

Në listën e gjatë të prezantuesve të motit është dhe Nigla Peçi në kanalin informativ News 24. Prej mëse 1 viti, Nigla ka sjellë në shtëpitë e shqiptaraëve parashikimin e motit. Ajo ishte një figurë e panjohur më parë për shikuesit.

Rezarta Xhakollari

Ndryshe nga vajzat e renditura pak më lart, Rezarta Xhakollari është me profesion metorologe. Ajo jep parashikimin e motit në Televizionin Shqiptar. Më herët e kemi parë në ekranin e Top Channel.

Alba Hoxha

Prezantuesja më e re e motit, në aspektin kohor, është Alba Hoxha në TV Klan. Ajo është balerinë e trupës së baletit të ‘Abi Nako Dance’, e ndërsa prej pak javësh, Alba është edhe në rolin e prezantueses së motit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *