KreuCelebrity

Armina zbulon detajet të reja për dasmën

Armina Mevlani prej disa kohësh tashmë është në një lidhje me Shkëlzen Berishën. Blogerja e cila ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Pasdite me Rudinën”  ka  zbuluar detaje të reja për martesën e saj me Shkëlzenin.

Ajo ka zbuluar se partneri i saj është shumë i pranishëm në aktivitetet e saj dhe shumë mbështetës.  Ndërkohë për ceremoninë ku çifti do të lidhi kurorë ajo është shprehur se do të jetë diçka e vogël.

“Kemi filluar ta planifikojmë, ku dhe si do të jetë.I kemi shkruar idete tona në një letër dhe presim ta bëjmë pas një viti, ose dhe pak më vonë. Përpara kemi menduar një festë familjare, me shpejt, për miqtë dhe familjet tona, duke qenë se ata kanë shumë dëshirë” , ka treguar Armina.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ende nuk kanë vendosur një datë për ceremonin, por është diçka që është në planet e tyre të afërta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF