KreuStil Jetese

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë, gati për Ditën e Verës?

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, Dita e Verës, përveç Elasanit është zhvendosur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Padyshim Elbasani dhe Tirana do të jenë qendra e festimeve ditën e nesërme, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat. Në kryeqytet festimet do të nisin në orën 09:00 me muzikë DJ në Liqenin Artificial për të vazhduar deri në orët e pasdites.

Fatmirësisht e moti do të jetë në favorin tonë, pasi sipas parashikimeve dita e nesërme do të jetë me diell, ashtu siç ka qenë historikisht më 14 Mars.

Lista e plotë e aktiviteteve në Tiranë dhe Elbasan

Ora 09:00 Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).
Ora 10:00 “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.
Ora 09:00-15:00 Tirana Open Air Show. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.
Ora 09:30-11:15 Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë-Shqipëri.
Ora 10:00 Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.
Ora 10:30-14:30 Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë).Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.


Ora11:00-00:00 Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.
Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial Përgjatë Digës – Panairi i
Artizanëve Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)
Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive) Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre). Këndi i fotografisë së pranverës
Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë
Këndi i barbekysë Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.
Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.


Tek Teatri Veror:
Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik. Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut. Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël
Ora 12:00 Red Bull Race Air Show
Ora:12:00-23:00 Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero
Ora 12:00-01:00
Street Party Telekom. Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Whiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.
Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Tower me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock. Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.
Ora 18:00 Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)
Ardita Meni ( Soprano) Zana Frashëri (Soprano) Evis Mula (Soprano) Erand Kurani
(Fizarmonikë) Alma Strazimiri (Mezzo-soprano) Sofika Kola (Soprano)

Elbasan
Ora 09°° – Fillon cirkuidi i çiklizmit. Me të mbaruar ai, vendosen dhe fillojnë demonstrimet e tyre ekipet e Klubit Shumësportësh, përgjatë bulevardit “ Aqif Pasha”.
Ora 09.30- 10.30 – Parakalimi i Karnavaleve të shkollave 9-vjeçare e, njëkohësisht, nis dhe demonstrimi i veprimtarive të shumëllojta sportive. – Demonstrim i veprimtarive sportive përgjatë shëtitores, nga “Sheshi Gensher” e deri te “Elbasan Arena”, sipas vendeve të paracaktuara. (Demonstrimet sportive: Karate, taikondo me elemente cirku, peshëngritje, etj. Para Teatrit “Skampa”: Ansambli privat i valleve nga Tirana i Rexhina Cukos. )
Ora 10.30-12.00 Koncerti i Datës 14 Mars (Në Sheshin ”Gensher”)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF