E pagoi për të heshtur, aktorja e filmave për të rritur ofertë Trump 0 168

Duket se tashmë problemet për presidentin amerikan Donald Trump po shkojnë gjithmonë dhe drejt shtimit. Është sërish aktorja e filmave për të rritur e cila mund t’i sjelli probleme të mëdha njeriut më të fuqishëm të botës.

Aktorja emri i të cilës është Stephanie Clifford, por që njohet me emrin Stormy Daniels, ka deklaruar se është e gatshme që t’i rikthejë shumë prej 130 mijë dollarësh që Trump i ka dhënë në këmbim të heshtjes së saj për sa i përket marrëdhënies mes tyre.

Ofertën e saj Daniels ia ka bërë presidentit amerikan nëpërmjet një letre të dorëzuar avokatit të presidentit Trump.

Nga ana tjetër mediat amerikane raportojnë se paratë e dhëna Daniels mund të lidhen drejt përdrejtë me një nga llogaritë e Trump. Oferta është bërë për shkak se Clifford dëshiron tashmë të flas hapur për marrëdhënien e saj me Trump.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *