Maya rrëfen humbjen e vëllait: Ishte shumë e vështirë, jam tërhequr shumë nga muzika 0 658

Këngët e saj nuk mungojnë kurrsesi në një dasmë shqiptare.

Maya është një nga këngëtaret shumë të dashura për publikun shqiptar, por së fundmi ajo është shkëputur nga muzika, nuk ka marrë më pjesë në koncerte dhe as nuk ka sjellë një klip të ri dhe shkak për këtë është bërë humbja e vëllait pak muaj më parë.

Ajo është ndalur dhe ka folur për herë të parë, për këtë humbje të madhe, duke treguar se e ka pasur shumë të vështirë të rikthehet në muzikë.

“Jam tërhequr goxha nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…”, u shpreh Maya në studion e Report TV.

Vëllai i saj, është ndarë nga jeta tre muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *