KreuArt

Ndahet nga jeta komediani i famshëm

Britaniku Ken Dodd, legjenda e komedisë britanike, shumë popullor në vendin e tij, vdiq dje në moshën 90-vjeçare, njoftoi sot agjenti i tij.

”Komediani me sy të mëdhenj dhe flokë të shpupuritur ishte një prej emrave të fundit të mëdhenj të ‘music hall’”, deklaroi agjenti i tij, Robert Holmes, për agjencinë britanike PA.

Ai ishte i famshëm për spektaklet e tij të komedisë, shpesh herë të shoqëruara nga ‘Diddy Men’, njerëz të vegjël që mbajnë veshje shumë të mëdha dhe me ngjyra.

Ai kishte marrë titullin ”Kalorës” vitin e kaluar, si mirënjohje për karrierën e tij të gjatë prej shumë dekadash dhe të angazhimit të tij social. Me origjinë nga Liverpuli, Ken Dodd kishte dalë nga spitali më 27 shkurt pas qëndroi për gjashtë javë për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF