Ngjyrat e pranverës 0 517

Pranvera po afron dhe veshjet duhet të jenë të përshtatshme për këtë stinë e cila sjell bukurinë e natyrës me gjithë larmishmërinë e ngjyrave.


Veshjet për pranverën 2018 janë ideale pasi specialistët e modës propozojnë ngjyrat pastel protagoniste në veshje dhe aksesorë. Ngjyra trëndafil, blu bebe, e verdha mimozë, jeshile mente, jargavan, lavandër.


Nuancat e ngjyrës pjeshkë, ngjyrat krem ose pudër janë disa nga nuancat pastel më të bukura, të cilat do të dominojnë veshjet e pranverës duke i kthyer femrës delikatesën dhe ëmbëlsinë.


Këto veshje japin gjithashtu entuziazmin dhe pozitivitetin e duhur pasi këto ngjyra janë romantike dhe bëjnë që të dukesh si një lule në mesin e ngjyrave pranverore të natyrës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *