KreuCelebrity

Për hir të mamit të këngëtares, Selena dhe Justin detyrohen të marrin këtë vendim

Po. Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë, por jo ndarje në të të kuptimin e fjalës. Thjesht janë duke bërë një pushim për shkak të nënës së këngëtares, e cila nuk ka qenë dakord për ribashkimin e tyre.

‘Selena dhe Justin vendosën që të bënin një pushim në marrëdhënien e tyre për shkak të nënës se Selenës, e cila nuk ka e pëlqen Justin, Familja e këngëtarit e do Selenën, por familja e kësaj të fundit, konkretisht nëna e saj nuk i beson aspak Justin”, tha një burim për Us Weekly.

Marrëdhënia e Selenës me nënë e saj, Mandy Teefey, ka qenë e acaruar që kur u mësua se ajo ishte ribashkuar me Justin pas transplantit të veshkës që pati gjatë verës së muajit të kaluar.

Nuk është një ndarje përfundimtare, pasi pak ditë më parë çifti u pa më i lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit në dasmën e babait të këngëtarit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF