KreuStil Jetese

‘Qingji i urtë, pi dy nëna’, Rudina Dembacaj në Ora News, por së shpejti edhe në TV Klan

Pjesëmarrja e saj në spektaklin e kërcimit ‘Dance with me’, si zëvendësim i Fjori Dardhës, u prit shumë mirë nga publiku. Batutat shumë spntane, por edhe ironia therëse herë pas herë, e lartësuan edhe më shumë figurën e saj si aktore humori.

Por përveç se një aktore, moderatore, së fundmi Rudina Dembacaj do ta shohim edhe në rolin e jurisë. Bashkëpunimi me Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën duke se ka funksionuar shumë mirë, jo më kot ajo do të jetë sërish si e ftuar e përhershme në emisionin më të ri që pritet të nisë në TV Klan ‘Në kurthin e Piter Panit’.

Lajmi u zbulua në emisionin e mëngjesit në “Energy Radio”, “Chaud Patate”. Përpos të ftuarëve që do të ndryshohen çdo të hënë, spektakli do të ketë dhe personazhe të njëjtë çdo javë, të cilët do të ndihmojnë fëmijët për të ngacmuar personazhet e famshëm.

Dy të ftuarit e parë, të zbuluar nga vetë Alketa, do të jenë Ermal Mamaqi dhe Xhensila Myrtesaj. Emisioni pritet të nisë në TV Klan më 19 Mars.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF