KreuCelebrity

“Dancing with the stars Albania”, zbulohet konkurrentja e parë

Teksa presim të fillojë spektakli i vallëzimit “Dancing with the stars Albania”, nuk mund të mos kuriozohemi që tani për detajet e tij. Deri më tani është bërë i ditur fakti se prezantuese e këtij edicioni do të jetë bukuroshja Almeida Abazi. Ndërsa sa i përket të ftuarve nuk kishim ende asnjë emër, e kjo deri më sot.

Një prej konkurrenteve të këtij edicioni do të jetë edhe këngëtarja Mariza Ikonomi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, pas postimit të një fotoje në Instagram, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj në vallëzim, duke bërë prova. “Të lodhur, të rraskapitur por gjithmonë të qeshur dhe pozitive”, shkruan Mariza në mbishkrimin e fotografisë.

Dancing with the stars Albania”,  një format mjaft i pëlqyer nga publiku, ka vite që transmetohet në Shqipëri. Ai do të rikthehet sërish këtë vitë ku juria do të jenë Ema Andrea, Ilir Shaqiri dhe Alfred Kaçinari.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF