E adhuroni çokollatën? Ja përfitimet që keni 0 454

Çokollata është një ndër ushqimet më të preferuara për të gjithë personat të çfarëdo moshe të jenë. Kemi dëgjuar që çokollata ka shumë anë negative, por ajo është edhe një ilaç i mirë për trupin tonë. Jo vetëm shija dhe ëmbëlsia janë të mirat e çokollatës. Këtu do ju listojmë disa benefite që na jep çokollata në lidhje me shëndetin.

Redukton stresin dhe lodhjen
Çokollata fondente është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.

Ju shton humorin
Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.
Ndihmon rënien në peshë
Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.
Forcon memorien
Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë të cilat ju rritin përqëndrimin e kujtesën.
Është kundër plakjes
Çokollata fondente njihet si një antioksidant i pasur me përmbajtje flavonoidesh.

Shton kënaqësitë tek femrat
Sipas një studimi, femrat që konsumojnë çokollatën përjetojnë një orgazmë më intensive. Kakaoja përmban feniletilaminën, një hormon me efekt euforik. Kakaoja, ashtu si ushqimet e pasura me kafeinë përmban edhe një substancë e cila përshpejton transmetimin e impulseve nervore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *