KreuCelebrity

E veshur me ngjyra vere, Linda e Zaho Rama bëhen pjesë e festimeve në Tiranë

Mes muzikës, luleve e pa diskutim ballokumeve, qytetarë të shumtë, nga Tirana por jo vetëm, kanë festuar 14 marsin. Ata kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke ju bashkuar aktiviteteve të përgatitur për të festuar Ditën e Verës.

E mes njerëzve që shijuan shëtitjet dhe aktivitetet, ishin edhe Linda e Zaho Rama, bashkëshortja dhe djali i kryeministrit Edi Rama. Ajo ka arritur të dallohet nga gazetarja e emisionit investigativ Stop, ndërsa kishte zgjedhur ta festonte ditën e sotme duke marrë pjesë në aktivitet e organizuara nga Bashkia, ndërsa shoqërohej nga i biri Zaho.

Linda Rama i ishte përshtatur më së miri motivit të kësaj dite. E veshur me ngjyra pranverorë, duke mos lënë mënjanë edhe aksesorët si kapelja e syzet, për të cilat ajo dallohet gjithmonë. Këto të fundit, gati të pandashme edhe për vetë ditët gjithë diell që ka vendi ynë dhe që e plotësojnë mjaft mirë look-un e bashkëshortes së Kryeministrit Rama.  “Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë!”, ka uruar bashkëshortja e Kryeministrit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF