KreuCelebrity

ECHO Awards përballë Duan dhe Rita Orën

Edhe pse marrëdhëniet mes Rita Orës dhe Dua Lipës nuk janë të mira, këtë herë dy këngëtaret me origjinë shqiptare do të jenë të detyruara të qëndrojnë përpara njëra tjetrës.

Në koncertin e Pavarësisë së Kosovës, Rita e bërë shumë të qartë kur u pyet nëse kishte planifikuar një koncert me Dua, duke mos folur fare për këtë të fundit dhe duke përmendur vetëm Bebe- n, me të cilën marrëdhëniet i ka shumë të mira.

Por duket se për Ritën dhe Duan ka menduar ECHO Awards, eventi muzikor i cili do të mbahet në 12 Prill në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë event dy këngëtaret me origjinë shqiptare janë përballë njëra-tjetrës, pasi të dyja janë të nominuara për të njëjtin çmim, “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF