KreuCelebrity

Lule, verore e ballokume, urimet e VIP-ave për Ditën e Verës

Sikurse në çdo festë tjetër, edhe për Ditën e Verës, personazhet tanë VIP kanë uruar në një mënyrë origjinale. Por ndryshe nga festat e tjera, urimet për 14-marsin kanë qenë akoma edhe më të bukura. Sikurse ka emrin festa edhe VIP-at janë përpjekur të sjellin verën me urimin e tyre. Disa me verore, një tjetër me lule e kush me ballokumet, ja se si zgjodhën të urojnë disa nga VIP-at tanë:

Në mes të luleve shumëngjyrëshe, me një veshje shumëngjyrëshe, kështu ka pozuar këngëtarja  Soni Malaj, ndërsa shkruan thjeshtë dhe bukur mbi të: Gëzuar Ditën e Verës.

Miriam Cani duket se ka zgjedhur të festojë sot në një piknik, në një fushë të bukur bari e në drekën e saj nuk mungojnë ëmbëlsirat, ndërsa protagoniste janë edhe lulet.

Fiori Dardha ka vendosur të ndjekë traditën e gjyshes. Ajo ka postuar foton e një pjate me ballokume, pala fiku e vezë, të dekoruar me lule. “Gjyshja ime thoshte se Dita e Verës duhet të na gjej kështu”, ka shkruar moderatorja.

Një urim shumë i bukur ka qenë edhe ai i Rudina Magjistarit. Moderatorja ka postuar një foto të margaritave në ballkonin e saj, ndërsa shkruan: Ju përshëndes me margaritat e ballkonit tim. Shëndet e diell në jetët tuaja sot e përgjithmonë.

Valbona Selimllari është gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale, por nuk kishte si të mungonte një urim dhe nga ajo sot. Ish-mis Shqipëria ka postuar një foto shumë të këndshme, ku duken duart e dy djemve të saj së bashku me dorën e  vajzës dhe të sajën me veroren e vendosur. Gëzuar Ditën e Verës edhe nga Valbona.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF