KreuCelebrity

Timberlake nis turneun e tij “Man of the Woods”

Justin Timberlake ka nisur ditën e djeshme turneun e tij të parë solo, “Man of the Woods”. Koncerti i tij i parë do të mbahet në Kanada, ndërkohë që para se të nisej për aty, ai ka postuar një fotografi me familjen e tij.

Në foto shfaqet ai vet,  gruaja e tij Jessica Biel dhe djali i tyre dy vjeçar, Silas. Në dixhiturën e fotografisë, Timberlake ka shtuar “Duke shkuar në Koncert”.

Goin’ on tour. #MOTWTOUR

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake) on

Koncerti i tij i fundit ka qenë në vitin 2015 përpara se të vinte në jetë djali i tij. Jessica Biel, në një intervistë është shprehur se ata të dy kalojnë shumë kohë me njeri – tjetrin dhe janë shumë të ngjashëm, si në sjellje, po ashtu edhe në stilin e të veshurit apo mimikës së fytyrës.

Me sa duket Silas është fansi më i madh i muzikës që bën babai i tij, pasi shpesh herë Timberlake poston video të të birit ku shfaqet duke kërcyer me këngët e babai të tij.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF