KreuCelebrity

Harrojeni të jetë Mbreti i ardhshëm, ja çfarë dëshiron Princi George të jetë kur rritet

Princi George mund të jetë vetëm 4 vjeç, por ai tashmë e ka shumë të qartë së se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet. Dhe kjo padyshim që nuk është Mbreti i Anglisë. Ndërsa mori pjesë në çmimet Met Excellence në Kensingtion Palace, Willim tregoi për magjepsjen e të birit me policinë, kur komisionari i policisë, Jayne Richardson tha se po kërkonin më shumë vullnetarë.

“Po rekrutojmë të rinj dhe nuk e di nëse George dhe Charlotte janë të interesuar”, tha ai me shaka. Ndërsa William u përgjigj se me shumë mundësi i biri do të ishte shumë i interesuar: Ai është i fiksuar në fakt policia.

Kjo sigurisht nuk është hera e parë që George ka shprehur dashurinë e tij për policinë. Gjatë një vizite në Finlandë në dhjetor, William dorëzoi listën e Krishtlindjeve të George për Santa Claus, në të cilën ai kërkoi vetëm një makinë policore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF