KreuCelebrity

Si ka ndryshuar gjuha e trupit të Meghan që kur u bë pjesë e familjes Mbretërore

Që kur Meghan Markle u bashkua me botën e mbretërisë britanike, ka pasur një ndryshim të stilit të saj në publik. Ndërkohë që ajo ende po përpiqet të gjurmët që ka lënë aktrimi në sjelljen e saj, pas shpalljes së fejesës ajo është më e mbuluar ne daljet e saj publike e më e matur. E veç të tjerash ka ndryshuar edhe gjuha e saj e trupit. Traci Browun, ekspert i gjuhës së trupit ka treguar se si ka evoluar gjuha e trupit të Meghan dhe çfarë do të thotë kjo për jetën e saj të ardhshme mbretërore.

  

Është më komode: “Gjëja më e mrekullueshme që vërej është fakti se ajo ndjehet shuam e sigurt dhe rehatë me jetën e saj të re. Në të kaluarën e saj është e qartë se ajo ndjehet rehat së qeni në qendër të vëmendjes, por kur është krah Harry-t  buzëqeshja e saj është më e relaksuar.

  

Shfaq lidhje: Gjestet e Markle gjithashtu sugjerojnë se ajo ka një marrëdhënie më të ngushtë dhe më intime me Harryun sesa me disa shokë të tjerë të saj të famshëm. “Ne e shohim atë shumë të lidhur me Harry-n,” tha Brown. “Ajo gjithmonë e e vë dorën e saj mbi të.

Po mëson etikën mbretërore: duke parë fotografitë e saj është e qartë se Meghan ka ndryshuar edhe mënyrën se si qëndron ulur dhe se si qëndron këmbë për mbi këmbë. Në familjen mbretërore nuk bashkohen gjunjët por kyçet. Dhe Meghan ka filluar të mbajë këtë qëndrim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF