KreuCelebrity

Lori tregon si është njohur me Vis Bajraktarin: Vetëm ai më mbrojti

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë kohë që janë së bashku, e trashëgimtarja e Top Medias ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket lidhjes së tyre. E ndonëse të gjithë ishim kuriozë të dinim se si ja ka bërë Visi që i ka rrëmbyer zemrës një ndër vajzave më të lakmuara në vend, Lori thjeshtë ka heshtur, e kjo deri më sot.

E ftuar në emisionin radiofonik, “You and Me”, Lori na ka shuar kuriozitetin njëherë e mirë. E nëse mendoni se ka qenë një dashuri me shikim të parë, e keni gabim. Lori tregon se fillimisht janë dashur si njerëz, e më pas gjërat morën tjetër rrjedhë.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time. Po për të nuk dua të flas, sepse dua të ecë vetë, më mjafton babi”, ka treguar Lori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF