KreuFashion

Pranvera, ngjyra e preferuar jeshilja

Pranvera konsiderohet si stina ku natyra dhuron një spektakël ngjyrash e ku çdo gjë lulëzon e natyra kthehet në një kopsht magjik.Kur natyra shpërthen dhe moda i përgjigjet duke sjell këtë herë propozimet më të bukura që kemi parë në veshje.

Veshjet e sezonit të pranverës këtë herë sjellin gjithë ekosistemin natyror duke sjell një kopësht botanik në pamjen e çdo femre.

Protagoniste të pranverës nuk do të jenë vetëm lulet, por edhe printet e gjetheve e bimëve që do të na dhurojnë një look më të freskët dhe natyral.

Nga fustanet tek aksesorët, gardëroba jonë do t’i ngjajë një pylli të dendur bimësh e lulesh që duket se kanë inspiruar shumë stilistë për të krijuar veshje, këpucë, çanta lëkure të cilave duhet t’u hidhni patjetër një sy në galerinë më poshtë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF