Qumështi i kësaj kafshe mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish 0 306

Qumështi i sqeporit mund të ndihmojë për të luftuar një nga problemet më kanosës të njerëzimit, rezistencën ndaj antibiotikëve, thonë shkencëtarët. Krijesat e çuditshme kanë një sqep si të rosës, këmbë helmuese dhe janë një nga 2 gjitarët të aftë për të pjellë vezë. Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë superbakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve.

Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes. Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshëm që kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Newman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi. Ndryshe nga gjitarët e tjerë, ku thithkat e tyre kanë evoluar në një mënyrë të tillë që të jenë sterile për t’u dhënë gji të vegjëlve, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.

Proteina unike antibakteriale që qumështi i tyre përmban mund të jetë mbrojtësi i kafshës kundër këtyre baktereve, beson dr. Julie Sharp, nga Universiteti Deakin. Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme apo plagë të lehta. Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret krijojnë një tolerancë kundër antibiotikëve dhe e kalojnë këtë rezistencë në një gjeneratë tjetër të baktereve, duke prodhuar kështu super-baktere.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *