KreuFashion

Çanta e Bella Hadid duket paksa e çuditshme, ne nuk na pëlqen dhe aq shumë

Nuk e shqetësojnë aspak sytë e dhjetëra njerëzve që e shohin, por e shijon në maksimum çdo dalje me miqtë e saj. Bukuroshja 21-vjeçare është fotografuar ditën e djeshma teksa ishte nisur për të drekuar me mikeshat e saj në Malibu. Ajo duket shumë e lumtur dhe e qetë teksa ecte krah tyre.

E veshura më të bardha, Bella dukej shumë bukur, përveç një detaji që për hir të së vërtetës nuk na pëlqen dhe aq: çanta e saj. Një gjatësi mesatare, që binte deri në fund të belit dhe një formë drejtëkndëshi paksa e tepruar.

Juve si ju duket? Megjithatë, Bella e veshi ndoshta pas saj Gigi, Kendall dhe ja tek u kthye në modë…dhe të gjithë vajzat do të nxitojnë ta kenë një të tillë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF