KreuCelebrity

E pyesin a është e virgjër, habit këngëtarja shqiptare me përgjigjen: Po, në vesh

Është ndër të paktat këngëtare që jetën private e ruan me shumë fanatizëm.

Për Samanta Karavellan kemi dëgjuar të flitet për klipet e saj të reja, për një ndryshim look-u, po asgjë për partnerin. E ftuar në Pop Culture, ajo nuk u ka shpëtuar pyetjeve të drejtëpërdrejta të Kelvi Kadillit ( nuk po flasim për ‘a e bën çiçin në dush). Ai e ka pyetur atë nëse është e virgjër, por përgjigja e këngëtares habiti vetë moderatorin, por edhe fansat e saj.

“Në vesh”, u përgjigj ajo dhe më pas shpërtheu në të qeshura.

Më pas, ajo është ngacmuar edhe me disa pyetje private se cilat do të ishin cilësitë që duhet t’i kishte patjetër i dashuri i saj ideal dhe për Samantën mjaftonin vetëm 3.

“Duhet të ketë tre cilësi. Të jetë i matur, inteligjent dhe jo i komplikuar”, u shpreh Samanta.

Kjo përgjigje e saj na la të nënkuptuar që këngëtarja është ‘single’?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF