Gjiko dhe Elita flasin për fillimet e tyre, ja si e bëri për vete reperi bukuroshen

Ndonëse flitej shumë për një lidhje mes tyre nëpër media, Elita Rudi dhe Gjiko e konfirmuan atë vetëm verën e kaluar nëpërmjet fotove që postuan në rrjetet sociale. E ndonëse e konfirmuan lidhjen e tyre, nuk janë më pak të komentuar nëpër media. Të ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ata kanë treguar për herë të parë se si lindi dashuria e tyre dhe fillimet e lidhjes.

Si e ka bërë për vete Gjiko Elitën? Ka përdorur një “strategji” të thjeshtë, por shumë efikase. Çfarë duam më shumë ne femrat? Të kemi një mashkull që na dëgjon. E pikërisht këtë ka bërë edhe Gjiko. “Gjiko më ka bërë për vete vetëm sepse më ka lënë të flas. Rregulli i parë për të bërë një femër për vete është ta lesh të flasë”, tregon Elita.

Ndërsa Gjiko përgjigjet me shaka: Burri i fortë vetëm ja fut gjumit dhe thotë fol vetë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *