Ka një pasuri prej 780 mln £, por këngëtari legjendar udhëton me tren në klasin e dytë 0 264

Sir Paul McCartney mund të ketë një pasuri prej 780 milionë £, por kjo nuk do të thotë që ai nuk kursen.



Legjenda e Beatles ka preferuar që kësaj radhe të mos udhëtojë me makinën e tij, por me tren dhe ajo që të gjithëve u bëri përshtypje është se kishte zgjedhur të udhëtonte në klasin e dytë, ulur pranë udhëtarëve të zakonshëm. I veshur elegant me një këmishë të bardhë, xhinse dhe një xhup jeshil, McCartney po shijonte udhëtimin në heshtje, pa i bërë përshtypje dhjetëra sy që po e shikonin.

Një nga udhëtarët tregoi për DailyMail se gjatë bisedës në telefon me një mikun e tij tha vetëm: tani jam në tren.

“Unë po e shikoja dhe mendova menjëherë: ‘Kjo është Paul McCartney! Nuk mund ta besoja se ai po udhëtonte në klasin e dytë me mua. Ai nuk tha asgjë tjetër në telefon pasi e dinte që do të tërhiqte vëmendjen e udhëtarëve të tjerë”, tregoi ai.

Ky do ketë qenë një udhëtim shumë i këndshëm për të gjithë ata: në një tren me legjendën e grupit që bëri histori në botën e muzikës, ‘Beatles’.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *