Pas ndarjes nga Gigi, Zayn bëri atë që të gjithë prisnim? 0 221

Në një kohë kur lidhja e tyre na dukej se po shkonte mirë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik njoftuan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 2 vjeçare.

Ndarja e tyre ishte shumë paqësore, të paktën ashtu u tregua, dyshja do të vijonte të mbështeste njëri-tjetrin, por largësia ua kishte bërë të pamundur që të ishin çift.

Ajo që të gjithë pyesin tanimë është tatuazhi i syve të Gigit: çfarë do ndodh me të? Zayn do vahzdojë ta mbajë apo do të fshijë…Nuk jemi të bindur plotësisht, por duket se këngëtari ka vendosur që ta zhduk atë. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku tregon se ka bërë një tatuazh të ri mbrapa koke, e ndërsa në foton tjetër është ende nuk punuar.

Pavarësisht se sa e paqtë të jetë ndarja e tyre, sikur nuk ka kuptim që të mbash të gdhendur në trupin tënd ish-in tënd apo jo? Kështu që mos t’ju bëjë përshtypje kur të mësoni Zayn i ka fshirë sytë e Gigit nga kraharori i tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *