Pulë e zier me patate e verë të bardhë 0 227

Pulë e zier me patate, është një pjatë shumë e shëndetshme, e shijshme dhe mjaft e thjeshtë për t’u gatuar. Por kjo nuk do të jetë thjeshtë një pulë me patate, pasi vera i jep asaj një shije krejtësisht tjetër. Kaq e shijshme, kjo recetë nuk ka për t’ju mërzitur kurrë.

Përbërësit: një pulë rreth 1.5 kg, 800 gramë patate, katër lugë vaj ulliri, miell, ½ qepë e bardhë, hudhër, karafil, 100 ml verë e bardhë, një lugë koncentrat domateje,majdanoz i freskët,  piper dhe kripë.

 

Prijeni pulën në copa, lyejini me miell dhe vendosini të skuqen në një tigan ku keni hedhur vajin. Lërini të skuqen deri sa të marrin një ngjyrë të artë.

Shtoni qepën e prerë imët dhe hudhrën, shuajeni me verën e bardhë dhe më pas salcën.

Shtoni ujë deri sa copat e pulës të mbulohen, hidhini kripën dhe piperin, vendosini një kapak dhe lereni të ziej për 30 minuta.

Më pas shtoni pataten e prerë në copa të mëdha. Zijini deri sa patatet të gatuhen, por jo aq sa të shkrihen, e nëse preferoni, shtoni majdanozin e grirë dhe shërbejeni menjëherë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *