Veshjet e pranverës, 50 hijet e ngjyrës rozë 0 437

Nëse mendoni se ngjyra e trëndafilit është një ngjyrë e përshtatshme vetëm për gratë, do të bënit mirë të ndryshonit mendim. Kjo nuancë do të vazhdojë të na bëjë shoqëri dhe të na diktojë ligjet e modës edhe për shumë muaj, si gjatë pranverës e verës, ashtu edhe në vjeshtë e në dimër.

Stilistët vazhdojnë ta përdorin atë në koleksionet e tyre, e jo vetëm kaq, kjo ngjyrë është bërë tendencë edhe sa i përket stilit të rrugës. Natyrisht jo të gjitha ngjyrat pink janë të njëjta, por hijet e propozuar ajanë kaq të shumta, sa secili nga ne mund ta gjejë fare mirë veten.

Roza mund të vishte vetë për  një pamje totale femërore dhe të rafinuar, ose në kombinim me ngjyra të tjera, ndër të cilat përzierja me të kuqe është veçanërisht e modës, por edhe mbivendosja me nuancat e tjera të trëndafilit. Giorgio Armani e kombinon atë me të zezë, ose madje me të bardhë, për një pamje të freskët dhe vitale. Ata që i pëlqejnë nuancat e butë mund të frymëzohen nga hije të pluhurit, të propozuara për shembull nga Fendi, ose rozë e karamele të catwalk nga Luisa Beçaria.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *