Bëni kujdes, këto janë faktorët që po ndikojnë në plakjen e lëkurës tuaj! 0 897

Për aq kohë sa është e pranishme në përqindjen më të madhe së pamjes së jashtme, është dhe ndër më të rëndëishmet për paraqitjen. Problemet me lëkurën nisin që nga mosha e adoleshencës, me shfaqjen e akneve, e deri me kalimin e viteve, gjurmët e të cilave na shkaktojnë rrudha. Këto të fundit, jo domosdoshmërisht vijnë së bashku me moshën e thyer, duke u shpërfaqur kështu edhe më herët seç duhet.

Ndonëse mund të mos vërejmë rrudha të theksuara, dallojmë plakje të lëkurës. Në zona të caktuara, si për shembull rreth syve, ku sipërfaqja është edhe më delikate, shohet tendenca për formimin e disa mini-rrudhave, të cilat bëjnë që të humbasë freskia në lëkurë. Kjo vjen si pasojë e humbjes së elasticitetit, fenomen që shkaktohet (ndër të tjera) nga një sërë faktorësh të jashtëm.

Shpesh, përdorimi i kremërave apo trajtimeve nuk mjafton për mbrojtjen e lëkurës nga një rrezik i tillë. Përkujdesja duhet çuar deri në fund, duke eleminuar disa ekspozime ndaj faktorëve ndikues në përditshmëri. Ndoshta nuk e besoni, por detajet e listuara më poshtë ndikojnë menjëherë në plakjen e lëkurës tuaj. Ja cilat janë ato!

1. Stresi
2. Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell
3. Uji i nxehtë gjatë dushit
4. Qendrimi për një kohë të gjatë para pajisjeve elektronike
5. Gjumi i pakët

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *