Besojeni ose jo, këto janë 5 yjet që i besojnë vetes, e jo stilistëve! 0 568

Emrat më të njohur të fushës së modës kanë influencuar breza të tërë artistash, veshjet e të cilëve në shumicën e rasteve identifikohen me një emër ose një tjetër. Shpesh edhe miq mes njëri-tjetrit, të famshmit i adhurojnë krijimet e stilistëve, edhe pse në fund zgjedhjet ndahen në bazë të shijeve personale të gjithësecilit. Kështu, në evente të ndryshme theksojmë se cili emër ka veshur këtë këngëtar apo artist, duke i dhënë rëndësi maksimal përkujdesjes.

Por, ja që ka dhe nga ata ‘rebelët’, që preferojnë ta ideojnë vetë paraqitjen në shumicën e rasteve. Në fakt, janë pesë vajza në veçanti ato të cilat i besojnë shijeve të tyre, duke mos patur aspak frikë as nga eksperimentimi, as nga zgjedhjet vetjake. Në përditshmëri ose evente të ndryshme, femra si Blake Lively apo Kate Moss vendosin vetë për kombinimin e ditës ose mbrëmjes.

Plot guxim dhe shkëlqim njëkohësisht, ne ju prezantojmë pesëshen e të famshmeve që ju japin kurajo t’i besoni më shumë intuitës, kur vjen puna tek zgjedhja e veshjeve!

Blake Lively

Kate Moss

Dita Von Teese

Diane Kruger

Olivia Munn

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *