Ngjyra e qiellit dhe detit ka një vend nderi në veshjet e pranverës për këtë sezon.
E kaltra është ngjyra që përfaqëson elementet e natyrës: qiellin dhe detin, gjithashtu ajo është një ngjyrë pozitive që reflekton dhe në humor të mirë.
Kjo ngjyrë është gjithmonë mes nuancave tona të preferuara. Dhe në pranverë ajo kthehet sërish me mjaft propozime interesante, që prekin dhe veshjet më klasike.
Nga një bomber me stil, në bluza, t-shirt, veshje të çdo lloji dhe për ceremoni e kaltra do të jetë protagoniste e çdo femre kudo për të sjellë qetësinë e detit dhe hapësirën e pakufijshme të qiellit.