KreuCelebrity

Fillimet e Marinës, ja sa milion do të paguante moderatorja për të fituar ‘Shtojzovallet’!

Ndonëse konsiderohet si një ndër moderatoret më të suksesshme të ekranit momentalisht, Marina Vjollca e nisi karrierën televizive si velina bjonde e ‘Fiks Fare’. Edhe pse kalimi i viteve e ka venitur këtë figurë, duke e zëvendësuar me atë të drejtueses në emisione të ndryshme, ka qenë ‘Pop Culture’ formati që ka rikthyer në kujtesë fillimet e Vjollcës. E ftuara e fundit ka qenë Kozeta Kurti, njëkohësisht një nga zbulueset e Marinës.

‘Pop Culture’ ka transmetuar një klip të shkurtër, ku shihet një pjesë e intervistës së Vjollcës për garën në ‘Shtojzovalle’. Ndër pyetjet, Marina është dashur të përgjigjet se sa lekë ishte e gatshme të paguante në atë kohë për të fituar konkursin. “Katër milion lekë”, ka thënë ajo, ndërsa në të qeshura e sipër, Kurti ka zbuluar në studio se i ishte dashur ta regjistronte moderatoren nga një tjetër rreth, pasi vonesa e saj për në audicion kishte bërë që Marine të mos arrinte të përfshihej në kompeticionin për Tiranën.

Sipas Kozetës, ajo dhe grupi i punës e kishin nuhatur talentin e Marinës lidhur me botën e televizionit, ashtu sikurse e ka përshkruar këtë të fundit si një njeri me zemër të madhe, e cila nuk e shpërfaqte vlerësimin e saj mbi bukurinë e jashtme. E në video-materialin e transmetuar, vështirë të themi se e kujtonim kështu Marinën. Ka ndryshuar jo pak, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF