Ju bezdis gjoksi i vogël? Ja kostumet e plazhit që do t’ju largojnë çdo kompleks! 0 853

Paraqitja në plazh është ndër më stresueset, për vetë faktin se shumë pak mbetet për t’u fshehur. Pesha e tepërt, celuliti apo cdo difektni mundshëm del në pah më së miri gjatë verës, e kjo është arsyeja pse rendim të investojmë për trupin, sidomos pas kalimit të tre mujorit të parë të vitit. Por, eleminimi i kilogramëve nuk është gjithçka.

Dëshirojmë të dukemi sa më bukur dhe le të themi se kjo nuk është diçka e pamundur. Gjithçka varet nga modeli që zgjedhim për kostumet e plazhit. Pak javë më parë folëm për stilet që do të bënin këmbët të dukeshin më të gjata, ndërsa tani sugjerimi shkon për pjesën e gjoksit. Nëse keni gjoks të përmasave të vogla, mos u shqetësoni: prerja e duhur e pjesës së sipërme do të bëjë të mbuloni atë çka ju e konsideroni si problematike.

Gjithçka varet nga modeli, që varion në stile të ndryshme. Ekspozimi i tepërt nuk shkon për një gjoks të të tilla përmasave, kështu dizanjerët kanë menduar për të tjera zgjidhje. Më poshtë do të gjeni sugjerimet që do ta zbukurojnë verën tuaj, nëse mendoni se zona e gjoksit është problematike në fizik. Tashmë, do të jeni më të qarta mbi blerjet e fundit!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *