KreuKuzhine

Një kek me portokalle, ëmbëlsira e duhur për pasditen e të dielës

E diela padyshim është një nga ditët që mund të kemi më shumë  energji për të përgatitur ushqime, për  të cilat gjatë javës nuk na del koha mjaftueshëm. Ne u sjellim një kek të ëmbël mesatarisht, i cili përshtatet me çaj ashtu edhe me kafe, duke e përgatitur shumë shpejtë dhe lehtë.

Përbërësit:
3 vezë
200 mg sheqer
200 ml qumësht
100 ml vaj
1 pako pluhur për pjekje
1 pako sheqer vanille
1 lëvore portokalli
1 gotë e gjysmë

Procedura: Vezët dhe sheqerin i tund së bashku. Hedh qumështin dhe vajin duke i tundur sërish, duke shtuar vanillen, miellin dhe pluhurin për pjekje. Pasi i përziejmë të gjithë së bashku hedhim dhe lëvoren e portokallin duke e grimcuar në e rende.

Pjekja: 20-25 min

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF