KreuCelebrity

‘Nur shtatzënie’, ndryshimet në pamjen e Xhensilës vërehen që tani!

Lajmi për shtatzëninë e saj qarkullon prej muajsh, ashtu sikurse kemi parë reagimet kundër portaleve dhe akuzat për shpifje nga ana e Xhensilës. Ndonëse gjithçka rezultoi e vërtetë, këngëtarja e mbajti të fshehur aq sa iu duk e nevojshme këtë ndryshim në jetën e saj dhe të Besit. Sot, çifti pranuan zyrtarisht se së shpejti do të bëhen prindër, edhe pse barku i rrumbullakosur kishte filluar ta ‘tradhëtonte’ Xhensilën së fundmi.

https://www.instagram.com/p/Bgd2hEuh5nb/

Panorama Plus ka postuar disa foto të këngëtares, ku kjo e fundit shihet me nurin tipik të shtatzënisë. Siç dhe kishte vepruar së fundmi, edhe në imazhet e siguruara, Xhensila shihet e veshur me të gjera, stil që i siguroi dhe ‘fshehtësinë’ e sekretit të çiftit për disa kohë. Myrtezaj e kishim parë në fotot e videot në rrjetet sociale të përkushtuar dukshëm ndaj formave fizike, aktivitet të cilin nuk shihej se e ushtronte më në muajt në vijim.

https://www.instagram.com/p/BUerTLsApNd/

E jo më kot, pasi pritja e ëmbël ka bërë që këngëtarja të shijojë si duhet një eksperiencë të tillë, duke e shtyrë çiftin të udhëtojë jashtë vendit, ndoshta për qetësinë dhe relaksin e nevojshëm në këtë periudhë. Zgjidhje mëse e mirë…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF