Reagimi i plotë i Ilda Bejlerit: Opinionistët si Muçi, arsyeja pse ‘dallëndyshet’ shtegtojnë larg! 0 577

Opinioni i fundit i Mustafa Nanos lidhur me paraqitjen e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit gjatë emisioneve sportive shkaktoi shumë debate e replika në rrjetet sociale, ashtu sikurse nuk e la indifirente Bejlerin duke ngacmuar disi figurën e Nanos me komentet e ndjekësve. Megjithatë, deri më tani nuk kishim parë ndonjë reagim më konkret se aq nga ana e moderatores, edhe pse mesa duket kjo e diel ka qenë ideale për një reagim nga ana e saj.

Ilda ka postuar në rrjetet sociale videon e një moderatoreje në Itali, ku kjo e fundit shihet e veshur me një fustan të shkurtër me dekolte të hapur. Në vazhdimësi, Bejleri ka sqaruar se arsyeja e mungesës së një përgjigje si duhet nga ana e saj kishte ardhur si pasojë e angazhimit në projektin “Rikthimi i Dallëndysheve”. “…nuk doja ta njollosja këtë super event, me llumin e opinionistëve që na rrethojnë. Ndoshta, kjo është një nga arsyet pse ‘dallëndyshet’ kanë vendosur të shtegtojnë larg”, ka shkruar ndër të tjera Bejleri, duke shtuar se gjithçka që ka ndodhur së fundmi është shkaktuar vetëm për pak vëmendje.

Shhhhht!

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

“Emisionin ja mbani mend besoj! Në çfarë ore dhe ku transmetohet…”, e ka përmbyllur moderatorja, për ta ritheksuar dhe një herë qendrimin e saj lidhur me ‘kërkesën për vëmendje’ nga ana e Mustafa Nanos. Shumë nga komentuesit kanë dalë kundër Bejlerit, duke argumentuar se Italia nuk kishte pse të ishte një ‘model’ lidhur me paraqitjen e prezantueseve të emisioneve sportive, ashtu sikurse kishte dhe nga ata që jepnin shembujt e të tjera vendeve, ku moderatoret shfaqen me shumë klas. Me pak fjalë, mbetet një debat i hapur…

Ndjese, qe nuk kam reaguar me pare por kam qene e impenjuar ne nje projekt shume domethenes per shqiptaret! “Rikthimi i Dallendysheve”, qe kishte per qellim rikthimin e talenteve qe na bejne krenare jashte Shqiperise dhe nuk doja te njollosja kte super event, me “llumin” e opinionisteve qe na rrethojne. Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet qe “dallendyshet” kane vendosur te shtegtojne larg.. sepse vlerat ne kete vend nuk perfillen dhe te eturit per vemendje bejne gjithcka per te dale ne siperfaqe, madje duke shkelur dhe mbi identitetin e kujtdo, per me teper duke dale dhe kunder nje ish-studenteje qe eshte diplomuar per gazetari! Mendoj qe “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dergojme dhe ne Itali:) se mbase aty gjen paqe..tani qe po qendroj ne dhomen time pyes veten: Imagjino te kishte gjoks vete ky polici? Cfare do ishte valle🤨 dhe cfare do bente per 5 min “fame” ps. Emisionin ja mbani mend besoj! Ne cfare ore dhe ku transmetohet..:))

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *