KreuCelebrity

Sara ironizon lajmet për dasmën e Lorit, ja si ia kthen kjo e fundit!

Edhe pse disi e papritur, lajmet për një dasëm të mundshme të Lorit këtë verë shpërthyen pothuajse kudo nëpër portale. E lidhur prej vitesh me Vis Bajraktaraj, trashëgimtarja e Top Channel është përpjekur ta ruajë në maksimum privatësinë në këtë drejtim. Para pak ditësh, për herë të parë në një emision radiofonik në NRG Radio, Hoxha foli lidhur me romancën e saj prej më shumë se gjashtë vitesh.

https://www.instagram.com/p/BgceIpdFxEg/

Sa për thashethemet lidhur me ndonjë dasëm të mundshme, Lori mohoi gjithçka, duke shuar kështu çdo dyshim mbi atë çka u dëgjua së fundmi. Nga ana tjetër, Sara ka përfituar nga e gjithë kjo situatë, për të bërë pak humor në rrjetet sociale. E veshur me Versace, Sara ka postuar një foto në Instagram, ku shkruan: “Duke shkuar tek festa e beqarisë së Lorit”. Përshkrimin e ka shoqëruar me ikonën e së qeshurës, ndërsa e motra ia ka kthyer: “S’ke faj ti jo”.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Mesa duket, thashethemet e fundit e kanë çuditur jo pak familjen Hoxha, ndërsa të gjithë situatën e kanë kaluar me humor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF