“Babi, po qan?”, Ermali kujton çastin më të vështirë që ka kaluar pranë Joelit… 0 832

“Në kurthin e Piter Pan” ka zbuluar një tjetër 8detaj nga jeta personale e Ermal Mamaqit. Një nga pyetjet e drejtuara aktorit ka qenë: ‘Cili është frika më e madhe që ke jetuar?’ Fillimisht, Ermali ka thënë se është gjendur një herë përballë një publiku që nuk e kishte duartrokitur. Por, Mamaqi ka kujtuar edhe një tjetër episod.

Ka qenë një aksident me makinë ai që ka mbetur në memorien e Ermalit. Pas ndarjes së makinës në dy pjesë, tmerri i përjetuar nga aktori ka qenë i paimagjinueshëm. “Kur u ktheva në shtëpi, hapa derën dhe më doli para Joeli. Aty më kapi një e qarë…aq sa Joeli tha: ‘Babi, po qan?’ Joeli ishte tre vjeç në atë kohë”, ka thënë Ermali, duke shtuar se do të ishte e tmerrshme nëse do të ndodhte diçka.

“Aty te kilometrazhi i makinës mbani foton e fëmijëve, që kujdesi të jetë më i madh”, ka thënë Ermali, duke rrëfyer kështu momentin më të vështirë të jetës…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *