KreuCelebrity

E pabesueshme/Sozia e Ivanka Trump është një qenushe që ka pushtuar rrjetin!

Ka ndodhur shpesh të shohim njerëz të ndryshëm në përditshmërinë tonë dhe të mendojmë: “Uau, sa i ngjan këtij/kësaj aktori/e”. Thonë se gjithësecili nga ne ka sozinë e tij diku nëpër botë, e këtë fenomen e kemi parë më së shumti tek VIP-at. Këtë herë, është gjendur ‘binjakja’ e Ivanka Trump, me dallimin e vetëm se po flasim për një qenushe, e jo një person real.

Një faqe në Instagram ka shpërndarë foton e qenushes plot stil, duke shkruar me humor: “Influencuesja e re në IG”. Me flokët e kapura bisht, qafën e gjatë dhe një varëse të kuqe përreth, kaq ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve. Ndjekësit kanë rendur menjëherë pas komenteve, duke thënë se kjo ishte sozia perfekte e Ivanka Trump.

Fotot krahasimore nuk kanë munguar, duke shkaktuar kështu një situatë komike në rrjet. Dhe pas këtyre imazheve, si mendoni, a duket apo jo qenushja si Ivanka?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF