KreuFashion

Ekspertët flasin, ja cili është sekreti i ruajtjes së freskisë së lëkurës gjatë natës!

Orët e plota të gjumit janë një ndër faktorët ndikues në freskinë e lëkurës. Por, kjo nuk është gjithçka. E përditshmja tashmë është bërë më intensive dhe përballja me ngarkesën e punës apo ajrin e rënduar bëjnë që të hasim probleme të shumta me fytyrën.

Jo rrallë herë dukemi të lodhur, me lëkurë të varur e të pakuruar, edhe pse përpiqemi t’i shërbejmë pamjes së jashtme me aq sa mundim. Bazuar në studimet e fundit, duket se ekspertët e kanë gjetur zgjidhjen e një problemi të tillë. Mund të duket disi e çuditshme dhe e pabesueshme, por përfundimi është ky: mbajtja e maskës së fytyrës përgjatë natës.

Peoçesi i pastrimit të qelizave të vdekura do të jetë më i ngadaltë dhe më gradual se ai i një kremi nate, ashtu sikurse në mënyrë të vazhdueshme lëkura do të ushqehet me lëndët e nevojshme, për një pamje rrëzëllitëse në mëngjes. Kujdesuni ta aplikoni maskën 15-20 minuta para gjumit, në mënyrë që të humbasë trajtën e lëngshme e të ngjitet pas fytyrës.

Jo çdo maskë shërben për rezultate të tilla. Duhet të kujdeseni të zgjidhni produktin apostafat për orët e natës, ndërsa ne ju japim disa sugjerime për të bërë blerjen e duhur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF