KreuBordo Men

Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon, reagimi i fundit publik i moderatores

Të tjera zhvillime ka nga debate në distancë i Mustafa Nanos dhe Ilda Bejleri. Duket se çështja mes tyre nuk ka përfunduar ende, ndonëse Mustafa Nano në puntatën e kaluar të ‘Zonë e Lirë’ i kërkoi falje Ildës, sipas së cilit deklarata e tij nuk ishte diçka personale me gazetaren sportive, por për fenomenin e zhhveshjes së femrave në ekran.

Ndonëse është i “penduar”, nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, ku ka sjellë disa foto të gazetareve në Itali, sipas së cilës dalin në ekran më të zhveshura se ajo, Ilda ka njoftuar se do ta hedhë në gjyq

.

“Meqënëse “polici” njihte dhe pëlqente vetëm Ilaria D’amico, ose gruaja e Buffon. Sepse askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyrë të të folurit po i mësoni fëmijëve tuaj? Me policin e penduar shihemi në gjyq”, ka shkruar Ilda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF