KreuCelebrity

Krisje në marrëdhënien në çift?! Nuk duken kohë të arta për Kiarën dhe Butrintin…

U përfolën si një nga çiftet më të rinj të shoubizit shqiptar, edhe pse nga ana tjetër kurrë nuk e pranuan publikisht lidhjen mes tyre. U përpoqën ta kalonin gjithçka me përgjigjen: ‘Jemi vetëm shokë’, por ishin të shumta detajet që të shtynin të mendoje të kundërtën. Megjithatë, duket se Kiara Tito dhe Butrint Imeri nuk po kalojnë periudhën më të mirë të mundshme.

Duke qenë se gjithçka tashmë e kontrollojmë më mirë nëpërmjet rrjeteve sociale, vërehet se Butrinti nuk e ndjek më Kiarën në Instagram. Ndërsa, moderatorja vazhdon të jetë ndjekëse e tij, por kjo nuk është e gjitha. Emrin e këngëtarit e gjeje në çdo postim të Kiarës, në ‘sektorin’ e pëlqimeve të fotove. Tashmë, duket se Imeri nuk preferon t’i japë më rëndësi fotove të Titos, duke na shtyrë kështu të mendojmë se ka një krizë në romancën mes tyre.

Kiara pritet të nisë së shpejti punën për emisionin e ri, ndërsa nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo ftohje mes çiftit. Shpresojmë t’i rishohim përsëri bashkë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF