KreuFashion

Mos bëni piercing para se të lexoni këtë artikull: disa këshilla shumë të vlefshme

Kurrë mos thoni kurrë. Ndoshta në jetë mund t’ju mbushet mendja që të bëni një piercing. Më të shpeshtë janë ato në llapën e veshit, të shpejta dhe relativisht pa shumë dhimbje, por kur fillojnë dhe “shpërthejnë” në të gjithë trupin, atëherë duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi shkalla e infeksionit është shumë e lartë. Për t’u siguruar që nuk do të bëni një piercing që mund t’ju infektohet pas disa ditësh, këtu mund të mësoni gjithçka që ju duhet të dini përpara se të merrni një vendim të tillë.

Investoni në një piercing të mirë

Një aksesor me cilësi të lartë mund t’i bëjë të gjitha ndryshimet. Tre llojet kryesore të metalit për një piercing të ri janë titani, çelik inox dhe ari. Shmangni argjendin pasi ajo mund të irritojë lëkurën kur sapo e keni bërë. Zakonisht duhet të prisni tre muaj para se të ndryshoni vëthin fillestar me një tjetër.

Zgjidhni vendin e duhur (sallonin)

Zgjidhni vendin e duhur për të bërë piercing. Kjo ka shumë rëndësi.

Mos e prek!

Një nga mitet më të zakonshme është që ju duhet të lëvizni piercing në mënyrë që ajo të mos mbledhë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë; një gjë e tillë rrit shanset e infeksionit pasi ju do të ndërprisni procesin e shërimit duke e ekspozuar mishin e hapur tek bakteret. Pra, piercing nuk duhet prekur.

Mbikqyrja është thelbësore

Pasi të keni bërë një piercing, ju duhet ta pastroni atë dy herë në ditë me ujë me kripë. Uji duhet të jetë i vakët dhe cilësia e kripës është shumë e rëndësishme. Duhet të zgjidhni një lloj kripe natyrore, jo atë që shtrojmë në tryezë, e cila është e përpunuar me kimikate, pasi mund të irritojë lëkurën.

Aplikoni akull

Akulli është mënyra më e lehtë për të zvogëluar ënjtjen nëse ndodh. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për cilindo prej jush që udhëton rregullisht, pasi presioni i ajrit në një aeroplan mund të shkaktojë ënjtje, duke e irrituar atë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF