KreuCelebrity

Një hap më pranë verës/Bella dhe Kendall ngrejnë temperaturat me poza të nxehta

Janë ndër miket më të mira në rrethin e modeleve. I kemi parë të shijojnë pushimet së bashku, e para pak muajsh pamë pozat e nxehta të Kendall Jenner dhe Bella Hadid nën atmosferën tropikale. Gjithmonë duke u kujdesur për të ekspozuar trupin, vajzat kanë sjellë edhe një herë në kujtesë se vera është më pranë nga ç’duket.

Nën shoqërinë e të tjera mikeshave, Bella dhe Kendall kanë postuar secila foto nga pushimet e fundit. Hadid ka provokuar ndjekësit, duke publikuar një imazh të sajin dhe shoqeve topless, veshur vetëm me mini-bikini. Kendall ka sjellë një tjetër version të grupit, duke qendruar mbi jaht e duke shijuar ditën me diell. Komentet kanë qenë të menjëhershme, natyrisht, në favor të modeleve dhe fizikut të tyre të kuruar deri në detaje.

Kaq mjaftoi që Bella dhe Kendall t’u rikthenin dhe një herë ashtu siç edhe të gjithë i quajnë: super vajzat e rrjeteve sociale. Të mahnitshme, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF