KreuKuzhine

Një supë kungulli është ajo çfarë ju duhet për darkë!

Kungulli ka një përdorim të gjerë në kuzhinë, duke filluar nga gatimi i makaronave, orizit e deri tek ëmbëlsirat më të ndryshme. E përdorimi i tij është mjaft i rëndësishëm për shkak të vlerave të shumta ushqyese që ai ka. Dhe një supë me kungull është ajo çfarë ju duhet për një darkë të lehtë, me shije e plot vlera.

Përbërësit: 250 gramë kungull, 1 patate, 2 copë presh, pjesa e bardhë e tyre, pak gjalpë.

Përgatitja: në një tenxhere hedhim pak gjalpë, shtojmë preshin e grirë dhe e kavërdisim me zjarr të ngadaltë. Më pas hedhim pataten dhe kungullin e prerë në copa. Shtojmë ujë deri sa të mbulohen perimet, hedhim kripë e peper, i mbulojmë dhe i lemë të ziejnë.

Pas 20 apo 30 minutash supa është gati. E heqim nga tenxherja dhe e fusim në grirësin elektrik deri sa ajo të bëhet në formën e një kremi ngjyrë portokalli. Nëse dëshirojmë mund ta shoqërojmë supën me copa të vogla buke të thekur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF