KreuCelebrity

Një urim i sinqertë zbulon gjininë e bebit të Xhensilës dhe Besit

Pas shumë pyetjesh e dyshimesh, më në fund Besi e Xhensila e konfirmuan se janë në pritje të fëmijsë së tyre të parë. Ndonëse kudo nëpër portale shihje lajme mbi shtazëninë e Xhensilës, ata e mohuan shumë herë këtë gjë, ndërsa ditën e djeshme i dhanë fundë kësaj historie, duke pranuar të lumtur se do të bëheshin prindër.

E për sa kohë që na lodhën kaq shumë për të konfirmuar shtazëninë, sigurisht që nuk prisnim të na tregonin gjininë e bebit. Por duket se tashmë edhe kjo u zbulua. Ka qenë aktori Flroian Binaj ai i cili, nërmjet një komenti të “pafajshëm”, ka zbuluar pa dashur gjininë e bebit.

“Urime Besi e Xhensila. Ardhtë e bekuar”, ka shkruar ai, në foton e publikuar nga çiftit. E nisur nga komenti i tij, mendojmë se ata do të bëhen prindër të një vajze. Gjithsesi mbetet për t’u konfirmuar edhe nga vetë çifti, të cilët sigurisht që do të na lodhin edhe sa i përket këtij detaji.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF