Panucci lë jashtë Kombëtares Agollin: Dua të rinj 0 283

Duket se Ansi Agolli po i jep lamtumirën Kombëtares. Trajneri Christian Panucci bëri publike të premten listën e lojtarëve që do të grumbullojë për miqësoren ndaj Norvegjisë, ndeshje që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”, ku binte në sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli. Kjo është hera e dytë që Panucci e lë atë jashtë, ndërsa në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, ai sqaroi se kjo vjen për shkak të moshës së Agollit.

Ndërsa ka treguar se e vlerëson kapitenin Agolli, Panucci tha:  Në shtator, kur fillojmë ndeshjet zyrtare për eleminatoret e Evropianit Agolli mbush 36 vjeç, dhe në fund të tyre do të shkojë 38. Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28- vjeç. E ndjej obligim për të kërkuar dikë tjetër me moshë më të re.

Por kush do të jetë kapiteni i ri i kombëtares? Panucci nuk dha një emër se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit, ndërsa shtoi se nuk ka preferenca dhe se kapiten do të bëhet ai që ka me shumë përvojë në fushë me kombëtaren. Agolli ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares. Ai trashëgoi rolin e kapitenit nga ish-kapiteni Lorik Cana, ndërsa tani duket të jetë radha e tij për t’ja lënë shiritin dikujt tjetër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *